Lajme

Dështon rezoluta e opozitës për liberalizimin e vizave

12/06/2018 10:47
nga:L H

Me vetëm 40 vota pro, nga 70 deputetë sa ishin në sallë të Kuvendit, ka dështuar rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avduillah Hoti kërkoi që rezoluta e tyre të hidhet në votim, ani pse tha se nuk nuk kanë një harmonizim lidhur me këtë rezolutë.

Kjo rezolutë, e cila ka të bëj me dështimin e Liberalizimit të Vizave, ka marrë 40 vota pro, një kundër dhe një abstenim.

Si rezultat i kësaj rezolute Qeveria aktuale e Kosovës do të dorë-hiqej dhe Kuvendi aktual i Kosovës do të shpërbëhej duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja. E gjithë kjo vjen pas dështimit me çështjen e liberalizimit të vizave ku si rezultat kërkohet përgjegjësi nga Qeveria Haradinaj./Gazeta Blic