Lajme

Dështon për të tretën herë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

09/25/2020 14:33
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë për të tretën herë radhazi Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kur u hodh në votim në sallë ishin vetëm 60 deputetë.

Partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë, me PDK-në që ka thënë se nëse bëhet fjalë vetëm për ndihmën nga tërheqja nga Trusti, kjo mund të bëhet edhe përmes një amendamenti në Ligjin për Fondet Pensionale.

Në anën tjetër, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbrojtur propozimin duke thënë se përkrah gjerësisht ekonominë në vend, ndërsa ka shtuar se edhe propozimet e opozitës do të përfshihen në projektligj pas votimit në lexim të parë.