Sporti

Dështoi në Itali, Rabiot afër rikthimit në Premier Ligë

06/06/2020 23:54
nga:M K

Se gjeti veten asesi në Itali, andaj largimi i tij nga gadishulli Apenin duket të jetë ngjarje më se e sigurtë.

Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juventusi, ndërsa destinacioni i ardhshëm sipas të gjitha gjasave do të jetë Premier Liga, përcjell GazetaBlic.

Që prej kalimit nga PSG në Juventus, ai nuk arriti asnjëherë të jetë pjesë e padiskutueshme e formacionit të Sarrit, kështu që opsioni më i mirë për në vazhdim të karrierës, shihet largimi.

Evertoni thuhet të jetë skuadra me gjasa më të mëdha për të nënshkruar me të, edhe pse në garë mbeten Arsenali, Manchester United, Wolves e Newcastle.

Ai erdhi në Torino si lojtar i lirë, por “Zonja e Vjetër” nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ai për më pak se 25 milionë euro.

/GazetaBlic/

06/19/2020 23:34

Notat e futbollistëve: Tottenham – Manchester United