Lajme

Dështimi i formimit të Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike

10/30/2025 11:10
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, tha Kupina për Gazeta Blic.

Takimi është paralajmëruar që nga dështimi i formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndryshe, kujtojmë që më 26 tetor dkshtoi të formohet qeveria e re, ku në votim në Kuvend mori vetëm 56 vota nga deputetët./Gazeta Blic/