• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Dështim historik”/ Tahiri: Shteti nuk mbahet pa partnerë – këtë nuk po e kuptojnë Kurti e Gërvalla

11/17/2024 22:09
nga:G B

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, e quan dështim historik raportin e politikës së jashtme gjatë qeverisë Kurti.

Ai thekson se shteti nuk mund të funksionojë pa partnerë e përkrahës, gjë që thotë se nuk po e kuptojnë as Kurti, as Gërvalla e as deputetë të mazhorancës.

“Ky mandat i kësaj qeverie nuk mund të përshkruhet ndryshe në raportin e politikës së jashtme dhe forcimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar veçse në dështim historik. Për 4 vite nuk ka ndodhur asnjë njohje e vetme, që 1 vit e gjysmë gati jemi nën sanksione, tani edhe formale nga BE, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare kemi vetëm kritika, njohje të raportit të Departamentit të Shtetit për korrupsion dhe për më keq, tek miku i Kosovës, SHBA-të, nivelin e bashkëpunimit e kemi në pikën më të ulët në historinë e Kosovës. Krejt kjo e diagnostikon këtë qeveri që fatkeqësisht e udhëheq Kosovën, si një shtet i cili po i bën kontribut destabilizimit dhe trajtimit jo të mirë të partnerëve që na kanë ndihmuar në shtetbërje”.

“Shtëpia pa miq nuk mund të ekzistojë, sikurse shteti dhe qeveria pa mbështetës, pa përkrahës, pa partnerë, nuk mund të funksionojë. Këtë logjikë nuk e ka kuptuar as kryeministri, as ministrja e punëve të jashtme dhe mbi të gjitha as kolegët e mi, që janë të ulur në ulëset e shumicës parlamentare. Kjo është një brengë e cila fatkeqësisht është kthyer në një problem, në një ngufatje dhe mbi të gjitha në një pengesë për t’u forcuar Kosova në rrafshin ndërkombëtar dhe njëkohësisht për të forcuar subjektivitetin e vet të cilin e ka të fituar me gjak, me mund dhe me shumë sakrificë”, potencon ai.

Mungesën e njohjeve Tahiri e ndërlidh me arrogancën e qeverisë dhe personave përgjegjës për këtë çështje.

“Mosnjohjet nga vendet mosnjohëse tregojnë për logjikën e gabuar të politikës së jashtme. Kjo logjikë në masë të madhe vjen për shkak të arrogancës, as nuk e kanë vetëdijen më të vogël, persona që kanë përgjegjësi mbi këtë temë nuk e kanë idenë se sa është i rëndësishëm forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar. Secili shtet, edhe shtetet që sot janë të mëdha punojnë për të krijuar miq, partnerë. Rasti i fundit ishte ai i Gjermanisë kur ai kishte një kërkesë të drejtpërdrejtë nga SHBA-të dhe për shkak të këtij partneriteti ata bënë disa koncesione, ne nuk duhet të bëjmë kompromise të dhimbshme, ne duhet të sqarojmë në formë pro aktive. Kjo qeveri logjikën e ka reaguese, reagon ndaj secilit problem i cili është në ardhje dhe dihet se po vjen, kurrë nuk ka politikë proaktive që të ndalë diçka”, thekson Tahiri i AAK-së./Gazeta Blic/

Kastrati: Qeveria pësoi debakël në politikën e jashtme – rrezik izolimi ndërkombëtar

Agusholli kritik për ngecjen e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Politika e jashtme/ Haziri: Imazhi i Kosovës është dëmtuar seriozisht – njohja e fundit erdhi nga Hoti kryeministër

 

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?