Lajme

“Dështim, dështim, dështim”, Azdren Shala numëron premtimet e pambajtura të Kurtit: Kurrgjo s’ka ba, propaganda

1 ditë më parë
nga:G B

Analisti politik, Azdren Shala ka numëruar premtimet e dështuara, siç i quan ai, të kryeministrit Albin Kurti.

Ai në emisionin Pressing në T7 të gjithë këto premtime të Kurtit të pambajtura i quajti dështim.

“Unë i kom kqyr premtimet e Kurtit në fushatë. Ka premtu shuarje të Agjencisë së Privatizimit, nuk e ka bo dështim, ka premtu Fond Sovran nuk e ka bo dështim, ka premtu Bank Zhvillimore, dëhstim, ka premtu Rivatilizim të Trepqës, dështim, ka premtu Bashkëpunim me Sindikata dështim, ka thënë deri në 2024 kemi me i prodhu 500 megaëat të energjisë së ripërtritshme, dështim, ka premtu Vetting, dështim, ka thënë ka me ngri padi për gjenocidë, dështim asnjë lëvizje, ka premtu aeroport në Gjakovë, dështim… Në fund inflacioni është më i madhi në Kosovë”, tha ai.

Tutje, Shala thotë se “në vend të punës konkrete, në fakt të mospunës, se kurgjo ska bo, e ka zgjedh propagandës”.