Cool

Dëshmorja e UÇK-së e dinte se do vritej, por ishte e lumtur

02/08/2018 14:07
nga:F.B

Gazeta studentore “Bota e re” që u kthye në organ të luftës për lirinë e Kosovës me 4 janar të vitit 1999, kishte shkruar një artikull për dëshmoren e UÇK-së nga Krajkova, Luljeta Shala.

Në përvjetorin e parë të rënies, gazeta raportonte se ajo e kishte parandjerë se do të vritej. Duke iu referuar bisedës me që ka pasur me familjen, gazeta shkruante se Luljeta ishte nisur për Shqipëri por duke u lënë porosi familjarëve që të mos hapin të pame kur ajo të vritet.

“Jam shumë e gëzuar që po shkojë në Shqipëri. Edhe nëse vritem jam e lumtur se po vdes për Kosovën. Ju mos më qani dhe as mos mbani zi për mua”, ishte porosia e Luljetës e cila me 14 dhjetor 1998 ishte vrarë në Pashtrik bashkë me të fejuarin e saj, Hysen Bujupin dhe shumë ushtarë të UÇK-së.

Ky është artikulli i botuar në gazetën “Bota e re” me 4 janar 1999:

Edhe nëse vritem, jam e lumtur se po vdes për Kosovën

Me rastin e rënies heroike të luftëtares Luljeta Shala. Duke u nisur nga dëshira e saj, duke u nisur nga shembulli i të gjitha familjeve shqiptare në Kosovë, familja e saj në atë kohë kishte vendosur që mos të qelë të pame.

Në ditet e fundit, në luftimet që u zhvilluan mes pushtuesve serbë dhe luftëtarve të lirisë, u vra edhe një vajzë 21 vjecare nga fshati Krajkovë, Luljeta Shala, njëra ndër vajzat trimëresha të Kosovës, që ndër të parat iu bashkua radhëve të UÇK-së.

Ajo ra heroikisht, ashtu si ishte betuar dhe e vetëdijshme për udhen e saj. Në ato ditë para rënies,kur ajo po nisej së bashku më shoket në aksion,duke biseduar më të afermit e shtepisë së saj,mes të tjerave u tha edhe këto fjalë: Jamë shumë e gezuar qe po shkoj në Shqiperi.

Edhe nese vritem jam e lumtur se po vdes për Kosovën. Ju mos më qani dhe as mos mbani zi për mua. Duke u nisur nga deshira e saj,duke u nisur nga shëmbulli i familjeve Shqiptare në Kosovë familja e saj në atë kohë kishte vendosur të mos qelë të pame. Sepse deshmorët nuk vajtohen, por kendohen me këngë trimash dhe trimereshash. Dhe Luljeta ishte një trimëreshë e tillë.

Ajo ishte njëra nga lulet e ardhshme të jetes në Kosovë. Redaksitë e gazetave në atë kohë dhe levizja Popullore e Kosoves më degë jashtë vendit i shprehin ngushllimet më të sinqerta për humbjen e kësaj luftëtareje të lirisë dhe shprehin bindjën e plotë se shembulli i saj do të bëhet dritë për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

 

02/24/2018 09:47

Kështu do të jetë moti, gjatë vikendit