Cool

Dëshmitari kap momentin kur rrufeja godet shumë pranë një aeroplani

11/21/2019 07:15
nga:Natyra

Një dëshmitar ka kapur në kamera momentin kur një rrufe godet pranë një aeroplani të parkuar në pistë në aeroportin e Christchurch të Zelandës së Re.

Aeroplani i Emirates po priste që stuhia të kalojë, kur ai për pak sa u godit nga rrufeja”, deklaroi agjensioni fluturues ‘Emirates’ në Facebook, njofton BBC.

Pjesë të rajonit të Canterbury ishin të përfshira nga stuhi të mëdha, si dhe me breshër me përmasa të topit të bejsbollit, sipas medieve lokale.

Shërbimi meteorologjik në Zelandën e Re nëpërmjet një cicërime në Twitter njoftoi se po kjo zonë u godit 700 herë nga rrufetë përbrenda dy orëve.

 

04/30/2018 20:40

Dëshmitari që pa aksidentin në Lepenc: Gjeta prangat e armët e policëve, por njerëz nuk pashë