Lajme

Dëshmitarët flasin për arsyet që çuan në therjen për vdekje të 19 vjeçarit në Prizren

01/27/2020 19:13
nga:B. D

Plagës që mori mesditën e së dielës, 19-vjeçari E.K nga Prizreni nuk mundi t’i mbijetojë.

Ndonëse nuk pranuan të flasin para kamerës, dëshmitarë të rastit thonë se e gjithë ngjarja ndodhi si pasojë e një përleshjeje fizike të mëhershme që i ndjeri kishte pasur me dorasin.

Ai u ther me thikë rreth orës 15:30 minuta pak metra larg shtëpisë së tij.

Policia rajonale e Prizrenit ka konfirmuar se për rastin në fjalë janë ndaluar në mbajtje dy të dyshuar.

Shaban Osmanollaj – zëdhënës i Policisë rajonale në Prizren, pohoi se të dyshuarit janë të moshës së njëjtë me viktimën, ndërsa tha se për shkaqet e vrasjes janë ende duke i hetuar.

Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe se kanë nisur procedurë ligjore për të dyshuarin kryesor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari H.S, është ndaluar për 48 orë, ndërsa për të njëjtin pranë Gjykatës Themelore në Prizren është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, është thënë në një përgjigje të Zyrës për Media.

Ekipi i KTV-së ka kontaktuar edhe me familjarë të viktimës, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

03/31/2020 11:20

Gjendet i vdekur një person në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren!