Fit&Sexy

A dëshironi të ngeleni shtatzënë sa më shpejt të jetë e mundur? Ja se si

11/14/2017 21:13
nga:M H

Për disa çifte, shtatzënia do të vijë shumë lehtë dhe natyrshëm, pa asnjë përpjekje, ndërsa për të tjerë kjo do të jetë një proces pak më i gjatë, i cili do të kërkojë shumë punë dhe përgatitje …

A dëshironi që të ngeleni shtatzënë sa më shpejt të jetë e mundur apo dëshironi që fëmiu i juaj të lind në një kohë të caktuar të vitit?
Edhe pse te disa çifte është shumë e lehtë, kurse për disa mision i vështirë, për arsye të ndryshme, ne kemi këshilla që mund t’ju ndihmojnë në mënyrë që më lehtë të arrini qëllimin e dëshiruar.

Kur ovuloni?
Çdo grua e cila ka cikle të rregullta menstruale, është pjellore në mes të 24 dhe 48 orë brenda një cikli menstrual dhe gjatë ovulacionit. Pra, brenda një cikli menstrual ju keni shans të mebeteni shtatzënë vetëm një deri në dy ditë. Nëse e dini kur ovuloni, kjo është padyshim koha e duhur, që bashk me partnerin tuaj bëni aktivitete që mund të çojnë deri tek shtatzënia.
Nëse keni një cikël normal, çdo grua është pjellore ditën e 14 pas fillimit të një cikli të ri menstrual. Sigurisht, ovulacioni mund të ndodhë në një varg prej rreth 12 deri në 16 ditë. Nëse ju nuk keni cikle të rregullta menstruale, është e vështirë të parashikohet se kur e keni ovulacionin. Për këtë arsye ka disa metoda të ndryshme me të cilat ju mund të mësoni kur e keni ovulacionin.
Njëra nga metodat më të vjetra dhe më të njohura është metoda Billings, me të cilën përcjellën lëngjet vaginale. Në fakt, gjatë ovulimit, femrat e shëndetshme kanë lëng vaginal shumë më të fortë se zakonisht. Një tjetër metodë e natyrshme është matja e temperaturës basal. Gjatë ovulacionit, temperatura vaginale ngrihet, dhe kështu përcaktohen ditët pjellore dhe jopjellore.

Marëdhënie seksuale – sa më shpesh të jetë e mundur …
Pasi ju e dini kur ovuloni, është koha për të filluar punën. Do të jetë më e efektshme në qoftë se ju të angazhoheni në marrëdhënie seksuale tri ditë para ovulacionit dhe gjatë ovulacionit. Disa gra kan mbetur shtatzënë gjashtë ditë pas marrëdhënieve seksuale. Spermatozoidet mund të jetojnë më gjatë sesa kohëzgjatja e ovulacionit. Megjithatë, në qoftë se ju nuk e dini kur e keni kohën e ovulacionit, të bëni çdo dytën ditë mrrëdhënie seksuale mund të jetë një nga zgjidhjet.
Kjo do të thotë që shumë spermë e shëndetshme do të jetë në dispozicion çdo të dytën ditë, dhe të presin ditën kur do të ndodhë ovulacioni. Ju mund të angazhoheni në marrëdhënie seksuale më shpesh, por kjo nuk do të rrisë shanset e shtatzënisë. Nga ana tjetër, nuk do të t’ju dëmtojë.
Dhe një tjetër këshillë: mos u “kurseni” në javët e para të ovulacionit, sepse partneri juaj pas periudhave të gjata “të thata” kanë më shumë spermë të vdekur, dhe nga ajo ju nuk do të mund të ngeleni shtatzënë.

Shtrihuni pas marëdhënie seksuale
Për një kohë të gjatë nuk ishte e njohur nëse shtrirja e grave mbi shpinë pas marrëdhënies do të ndihmonte në mbetjen e shtatzënësisë. Hulumtimet të cilat janë bërë në vitin 2009 në Holandë, u zbulua se gratë që ishin shtrirë 15 minuta pas marrëdhënies kishin 50 për qind shans më të madh të mbeten shtatzënë se sa ato të cilët janë ngritur menjëherë në këmbë. Ato që kan qëndruar shtrirë e kanë parandaluar rrjedhjen e spermës.
Sa i përket marrjës së pozitave të caktuara gjatë kohës kur partneri juaj e derdh spermën, nuk ka asnjë hulumtim specifik empirik, por asgjë nuk u kushton për të provuar.

Shijoni procesin
Nëse doni të mbeteni shtatzënë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndashta mund të ndjeni presion, stres dhe ankth, që me siguri mund të pengojë shtatzëninë. Në mënyrë të veçantë, mundësia më e madhe që ju të mbeteni shtatzënë, është nëse ju nuk jeni nën stres, ose me fjalë të tjera, në qoftë se nuk do të përpiqeni veçanërisht. Gjëndëra hipotalamusi, e cila rregullon hormonet e ovulacionit nuk funkcionon mirë kur jeni nën stres, që do të thotë që ju mund të ovuloni më vonë se zakonisht për ciklin tuaj, ose ndoshta nuk do të vjen fare deri tek ovulacioni. Kështu që përpiquni sa më shumë që të jetë e mundur që të kënaqeni në proces. Seksi i relaksuar dhe i lumtur mund të ndihmojë të rrisë shanset e mbetjes shtatzënë, më shumë se seksi kur ju vetëm mendoni se ju duhet të bëni atë për të mbetur shtatzënë.

Koha për “super” spermë
Sperma ka shansin më të mirë që të fekondojë vezën kur ajo është e shëndoshë, e fortë, dhe kur ka shumë. Këtu janë disa mënyra se si partneri juaj mund të ofrojë cilësi më të mirë të mundshme:

Zvogëloni sasinë e alkoolit – Konsumi i përditshëm i alkoolit mund të zvogëlojë sasinë e testosteronit, e cila ndikon në shëndetin dhe numrin e spermës.

Ndalo pirjen e duhanit, drogave të lehta dhe të rënda – Këto e ulin lëvizshmërinë e spermës.

Ushqim i shëndetshëm – Ju keni nevojë për të ngrënë mjaft shumë zink, acid folik, kalcium, vitamin C dhe D. Ushqimet e shëndetshme do të ndihmojnë të krijojnë një spermë të shëndetshme, të fortë në sasi të mëdha.

Shmangni tushin e nxehtë, saunave dhe ambienteve të ngjashme, sepse ngrohja vret spermatozoidet. Sperma është më e lëvizshme në një temperaturë ndërmjet 34 º C dhe 36 º C, ose një gradë ose dy nën temperaturën normale të trupit. Sa më shpejt partneri juaj fillon të kujdeset për shëndetin e tij aq më mirë. Rezultatet do të shfaqen brenda tre muajve.

Përgatisni trupin tuaj
Do të keni rezultate më të mira në qoftë se trupi juaj do të jetë gati për shtatzëni. Ju lutemi të vizitoni gjinekologun tuaj ose mjekun e përgjithshëm për një kontrollim paraprak për të zgjidhur disa probleme shëndetësore para-shtatzënisë për të cilat mund të mos jini i vetëdijshëm që i keni.

Në ndërkohë, si edhe partneri e juaj, duhet të zvogëloni sasinë e alkoolit, është e ndaluar pirja e duhanit dhe konsumimi i drogës. Zvogëloni konsumimin e kafeinës në maksimum nga një deri në dy gota në ditë. Filloni duke marrë acid folik të paktën një muaj para se të planifikoni të mbeteni shtatzënë. Me përdorimin e saj do të zvogëloni mundësinë e defekteve të caktuara të lindjes. /ferma.net/