Sporti

Deschamps publikon listën e të grumbulluarve, me shumë surpriza

11/09/2018 19:40
nga:I S

Sulmuesi i Manchester United po kalon një formë shumë të mirë.

Anthony Martial, që po shkëlqen këtë sezon në kampionatin anglez, Premier Ligë, ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e fundit me United, duke bindur trajnerin e kampionëve të botës se duhet të jetë në Ligën e Kombeve, shkruan GazetaBlic.

“Mendoj se Anthony Martial ka pasur disa luhatje në formë, por së fundmi po paraqitet shumë mirë me fanellën e United. Varet vetëm nga ai, nëse mund të përmirësohet edhe më shumë”, ka thënë trajneri Deschamps.

Ndërkohë, bie në sy mungesa e radhës e Aymeric Laporte, mbrojtësit që i ka kushtuar Manchester Cityt një shifër rekord, ndonëse në ekipin e Pep Guardiolas po luan rregullisht.

Deschamps ka preferuar të marrë Adil Ramy dhe Mamadou Sakho, sikurse edhe mbrojtësin tjetër të Cityt, Benjamin Mendy.

/GazetaBlic/