Euro2024

Deschamps: Mbappe pritet të luajë ndaj Holandës

06/20/2024 20:30
nga:E K

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se Kylian Mbappe pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e dytë të Grupit D të “Gjelave” kundër Holandës të premten mbrëma.

Ylli i Real Madrid pësoi një thyerje të hundës në fitoren 1-0 ndaj Austrisë pas një përplasjeje me Kevin Danso, transmeton GazetaBlic Sport.

“Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas tronditjes së madhe që përjetuam dhe me pasojat, sigurisht”, u tha Deschamps gazetarëve në Leipzig.

“Dje, siç e patë, ai mundi të bënte një stërvitje të lehtë. Kjo do të ndodhë edhe sonte, ndaj gjërat po ecin në drejtimin e duhur për t’u siguruar që ai të jetë i disponueshëm nesër”, vijoi specialisti.

“Kylian Mbappe do të mbajë një maskë, po. Nuk keni nevojë të dini të gjitha detajet rreth maskës. Mendoj se keni burime të mjaftueshme për të zbuluar se nga vijnë këto maska ​​gjithsesi”, shpjegoi Didier Deschamps.

/GazetaBlic Sport.