Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli këtë të hënë për shumë prej lojtarëve të tij, mes të cilëve edhe për yllin e sulmit Kylian Mbappe.
Në prononcimin për mediet, kreu i stolit të “bluve” theksoi se Mbappe është mësuar me presion dhe se është i sigurt që jetë mirë në EURO 2024.
“Ai është mësuar me presionin dhe e shoh mirë. Ai kaloi një periudhë delikate me klubin, por shënoi 44 gola këtë sezon. Ai do të ketë lirinë maksimale në fushë“-deklaroi fillimisht Deschamps.
Më pas, duke folur për ndryshimin e futbollit në këto 12 vite, trajneri i Francës theksoi se tani loja është bërë më intensive.
“VAR-i e ka ndryshuar shumë lojën, i jep vetes polemika dhe interpretime, por e jep pozicionin jashtë loje me siguri. Futbolli sot është më intensiv dhe luhet më shumë. Vitin e ardhshëm një lojtar mund të luajë deri në 92 ndeshje”-u shpreh Didier Deschamps.