Lajme

Derisa në LDK votohet për shkarkimin e Vjosa Osmanit, Hoti me bashkëpartiakët e tij, relaksohet në Rugovë!

06/20/2020 16:27
nga:N.K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë.

Sipas letrës së dërguar Këshillit të Përgjithshëm, votimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit pritet të përfundojë sot në ora 19:00

Mirëpo kryeministri Avdullah Hoti që mund t’ia zërë vendin Vjosa Osmanit, është duke zhvilluar një vizitë në malet e Rugovës i shoqëruar me disa bashkëpartiakë.

Në disa fotografi që ka postuar në llogarinë e Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashit, ai shihet së bashku me Hotin dhe Gazmend Muhaxherin.

Foto çasti ✌️

Publiée par Arban Abrashi sur Samedi 20 juin 2020

08/13/2020 15:38

Xhavit Haliti tha se kanë kontakte me LDK për koalicion të ri, vjen reagimi nga deputeti i partisë së Isa Mustafës