Rreth 80 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00 në 18 komuna në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Ai ka thënë se deri në orën 11:00, në këto komuna kishin votuar 7.58% apo 99 mijë votues.
Pra, rreth 20 mijë votues më pak.
“KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me trupa zgjedhore në terren me qëllim që të zbatohet ligji. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 95% të vendovitmeve, numri që kanë votuar deri në orën 11:00 është 80 mijë, apo 6%. Deri në të njëjtën kohë në rundin e parë kishin votuar 7.58% apo 99 mijë votues”, tha Radoniqi.


