Lajme

Dërgimi i letrës në KiE për draftin e Asociacionit/ Ish ministrja: Gabim kardinal – këto janë tri arsyet

05/16/2024 10:25
nga:G B

Ish ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, e ka quajtur gabim kardinal dërgimin e letrës së Kosovës në KiE në momentet e fundit para votimit, për përgatitjen e draftit të Asociacionit për dërgim në Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo tregon joseriozitet, thellon mosbesimin e shteteve aleate ndaj Kosovës dhe i hapë rrugë kushtëzimit edhe më të rëndë të Kosovës nga Serbia.

Postimi i saj i plotë:

Gabim kardinal – dërgimi i letrës në KiE në momentet e fundit para votimit – me njoftimin se Kosova po përgatit një draft të saj të Asociacionit për ta dërguar në Kushtetuese!

Tregon joseriozitet në përcaktimin se Kosova nuk mund të defunksionalizohet me Asociacion;

Thellon mosbesimin e shteteve aleate për bashkëveprim ndërkombëtar me Kosovën;

I hapë rrugë kushtëzimit edhe më të rëndë të Kosovës nga Serbia.

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin