Ani pse nuk u dekretua si Kryeprokuror i Shtetit nga Presidenca, emri i Blerim Isufajt është dërguar sërish për dekretim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Lidhur me këtë, për Gazeta Blic janë deklaruar nga Presidenca.
Bekim Kupina, këshilltar për media, thotë për Gazeta Blic se kanë marrë një letër nga kryesuesi i KPK-së, Maloku dhe do të njoftojnë kur ta shohin.
“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, u shpreh ai për Gazeta Blic.
Ndryshe, kujtojmë që presidentja Osmani është shprehur se ka marrë kërcënime që ta dekretojë Isufajn për Kryeprokuror./Gazeta Blic/
Këshilli Prokurorial sërish dorëzon në Presidencë emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit