Sporti

“Derby d’Italia” për Vidalin, Juventusi s’e lë rehat Interin as në tregun e transferimeve

12/19/2019 14:06
nga:M K

Interi tash e një kohë ia ka vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.

Megjithatë, duket se zikaltërit do të përballen edhe me konkurrencën e Juventusit për t’i siguruar shërbimet e kilianit, shkruan GazetaBlic.

Si duket skuadrat që konkurrojnë për titull në Serie A, do të luftojnë edhe për futbollistin e katalunasve, i cili momentalisht nuk po arrin të hyjë në 11-shen startuese të Valverdes.

Madje, siç raportojnë mediat nga gadishulli Iberik, ish-lojtari i Bayernit e Juventusit është ndarë i frustruar me stafin e trajnerëve, pasi iu konfirmua lajmi se nuk do të jetë pjesë e formacionit bazë të “verdhë e kuqve” përballë Real Madridit në “El Clasico”.

/GazetaBlic/

05/29/2020 13:58

Si sot, nëntë vite më parë, Interi fitoi trofeun e fundit