Sporti

Derbi i “zjarrtë” në ndeshjen e parë në La Liga

05/29/2020 19:16
nga:Mergim Rreci

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar se data 11 qershor do të jetë ajo e rifilimit të sezonit në La Liga. 

Këshilli i lartë sportiv ka njoftuar për marrëveshjen e arritur mes La Liga dhe Federatës, për 11 xhirot e mbetura në kalendar.

Ndeshja e parë që do të luhet do të jetë Sevilla – Betis, me 11 qershor, shkruan GazetaBlic.

Derbi i Andaluzisë do të jetë i zjarrtë, aq më shumë nën primatin e ndeshjes së parë pas pothuajse tre mujave pa ndeshje.

/GazetaBlic/