Sporti

Derbi i së dielës, Inter-Milan drejt rekordit të ri

09/19/2024 12:33
nga:Mergim Rreci

Interi dhe Milani, pasi arkivuan ndeshjet respektive të raundit të parë të Championsit, tashmë janë të fokusuar totalisht në derbin e së dielës në mbrëmje.

Një sfidë për të cilën “Meazza” është gati të thyejë një tjetër rekord.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, është e sigurt që “San Siro” do të jetë “sold out”.

Dhe jo vetëm kaq: Inter-Milan këtë fundjavë pritet të arkëtojë një shifër rekord prej 7 milionë eurosh.

Kjo shifër tejkalon shumën 6.6 milionë euro që u arkëtua në Inter-Juve, tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serisë A.

Megjithatë, sa i përket krahasimit mes derbeve, rekordi është ai i shtatorit të 12 muajve më parë (zikaltrit fituan 5-1), duke siguruar një arkëtim prej 6.2 milionë eurosh.