Sporti

Derbi i Milanos për yllin e Cagliarit

09/14/2018 13:14
nga:M K

Milani dhe Interi kanë qenë dy nga skuadrat më aktive të merkatos që e lamë pas.

Njëri ekip pas gjashtë viteve mungesë është rikthyer në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve, derisa Rossonerët morrën vendimin pozitiv nga gjykata e arbitrazhit sportiv, shkruan GazetaBlic.

Ky vendim shfuqizoi atë të UEFA-së, që kishte të bënte me mos-lejimin e pjesëmarrjes në garat që i organizon shtëpia numër një e futbollit evropian për shkak të rregullave të ‘Fair Play’.

Por tani gjërat kanë ndryshuar, ndërsa të dyja klubet po zhvillojnë derbin e njohur ‘Della Madonnina’ jashtë fushave të blerta.

‘Kuq e zinjtë’ dhe ‘zikaltërit’ po konkurrojnë mes vete për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit fantastik të Cagliarit, Nicolo Barella.

Mbetet të shihet se cili ekip do t’a ketë fatin të sigurojë shërbimet e futbollistit italian, ndërsa e dijmë se për të është i interesuar edhe Liverpooli.

/GazetaBlic/

09/18/2018 11:48

Zyrtare: Milani bëhet me drejtor të ri