Lajme

Deputetja e VV-së tregon kushtet për dialogun me Serbinë

05/10/2018 22:14
nga:A. R.

“Qeveria aktuale përbën rrezik për vendin, andaj zgjidhja janë zgjedhjet”, ky është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga i cili nuk e ka plan të heq dorë.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë për Gazetën Blic se qeveria Haradinaj duhet të shkojë sa më parë dhe të hap rrugë për një qeverisje të denjë.

Ajo ka shtuar se Qeveria duhet të heq dorë nga Zajednica dhe duhet të bëjë dialog me serbët e Kosovës.

Haxhiu shtoi se Hashim Thaçi nuk duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Qeveria aktuale përbën rrezik për vendin andaj zgjidhja janë zgjedhjet. Sa i përket negociatave ne kemi qëndrim te qartë. Insistojmë në konsensus por konsensusi assesi nuk arrihet me qasje nënshtruese dhe as me dialog pa kushte dhe pa parime. Duhet vlerësim të dialogut të deritanishëm, heqje dorë nga Zajednica dhe dialog me serbet e Kosovës. S’mund të vazhdohet me pazare e koncesione e po ashtu Hashim Thaçi nuk duhet t’i prijë këtij procesi”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes.

Ajo shtoi se Serbia duhet ta njeh shtetin e Kosovës, të kërkoj falje për luftën dhe t’i kthej të pagjeturit. Vetëm në këtë mënyrë sipas saj mund të ketë dialog me këtë shtet.

Albulena Haxhiu – Deputete e VV-së

“Për dialog me Serbinë duhet së pari të na njeh e të kërkoj falje e t’i kthej të pagjeturit”, ka thënë Haxhiu.

Para pak kohësh presidenti Hashim Thaçi ka pranuar nga kryeministri Ramush Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut me Serbinë

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Evropian dhe ta forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar.

Ndërkohë partitë opozitare janë shprehur të pakënaqura me përmbajtjen e platformës shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut me Serbinë.
Ndërsa platforma nuk ka kaluar në Komisionin për Punë të Jashtme./Gazeta Blic/

12/05/2019 15:16

Ambasadori gjerman i shkon në zyre Isa Mustafës, ky i fundit e njofton për marrëveshjen me VV-në