Lajme

Deputetja e VV-së: Çdo koalicion jashtë VV-së dhe LDK-së do të ishte koalicion i Thaçit

01/23/2020 00:18
nga:Gazeta Blic

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se çdo koalicion tjetër që do të bëhej jashtë Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të ishte koalicion i presidentit Hashim Thaçit.

“Çfarëdo koalicioni që do të bëhej jashtë LDK’së dhe VV’së, do të ishte koalicion i Hashim Thaçit”, është shprehur Haxhiu.

Tute, Haxhiu tha se Thaçi do të bëjë gjithçka duke kërcënuar vetëm që të mos bëhet qeveria nga Vetëvendosja.

“Ky president mundohet të bëjë gjithçka duke tentuar dhe kërcënuar vetëm e vetëm të mos bëhet qeveria nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shtuar Haxhiu.

Ajo i është përgjigjur edhe zyrtarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili i dha ultimatum partisë së Kurtit.

Muhaxheri ka thënë se VV ka afat deri të dielën që të pranojë ofertën e LDK’së, përndryshe nuk do të ketë koalicion përfundimisht mes këtyre dy subjekteve.

“Deklaratat e tilla nuk ndihmojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Haxhiu.

https://gazetablic.com/albulena-haxhiu-i-pergjigjet-gazmend-muhaxherit-per-ultimatumin/

03/23/2020 23:58

‘Lajmërohet’ edhe Albulena Haxhiu: Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë, të respektohet vendimi i Qeverisë