Lajme

Deputetja e PSD-së thotë se veteranët e rrejshëm nuk janë problem i qeverisë së ardhshme

08/14/2019 23:01
nga:L H

Anëtarja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se subjekti anëtare e të cilit është ishte i pari që dha nënshkrimet për zgjedhje.

“Zgjedhjet janë në horizont. PSD po ristrukturohet. Ishim subjekti i parë që deponuam nënshkrimet për zgjedhje, madje shumë kohë para dorëheqjes së Haradinajt”, ka thënë ajo

Ajo është shprehur se PSD-ja si parti fokusohet në probleme konkrete si në pagën minimale e në reformat zgjedhore.

“Kemi elektorat të ri, dhe anëtarë – njerëz që nuk kanë qenë përpara në parti tjera”, ka thënë Pantina.

Duke u ndalur tek tema e veteranëve të UÇK-së ajo ka theksuar se veteranët e rrejshëm janë problem i drejtësisë e jo i qeverisë së ardhshme.

“Sidoqoftë është absurd që një 40 vjeçar të marrë pension. Së këndejmi kujtoj se qeveria e ardhshme duhet të rishikojë skemat pensionale”, ka thënë Pantina.