Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë për Gazeta Blic, se kryeministri Kurti nuk duhet ta shoh si rival Edi Ramën, por, sipas saj, si homolog të dy shteteve vëllazërore.
“Mendoj që kryeministri Rama në tetë vite qeverisje ka treguar afërsinë dhe kujdesin edhe në praktikë kur Kosova ka qenë në pyetje. Ndërsa uroj që kryeministri Kurti mos ta shoh Ramën si rival siç e kishte në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, por si homolog të dy shteve vëllazërore”, thotë Musliu-Shoshi.
LEXO EDHE:
Opozita me kritika të ashpra ndaj Kurtit për ‘acarimin’ e raporteve me Edi Ramën