Lajme

Deputetja e LDK-së ia numëron Qeverisë dështimet: Varfëri, korrupsion, afera me energji, nepotizëm…

12/28/2023 11:49
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se Qeveria Kurti është gati në fund të mandatit zyrtar me bilanc negativ, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka rendit dështimet, si rritja e varfërisë, çmimet e larta të shportës familjare, rrymës, naftës, aferat e Martin Berishajt, afera e rezervave shtetërore.

Deputetja si dështime ka renditur edhe Asociacionin, mungesën e njohjeve, korrupsionin, nepotizmin, prishja e raporteve me Shqipërinë, e shumë të tjera.

Postimi i saj i plotë:

Qeveria Kurti 2 me shumicë parlamentare, gati në fund të mandatit zyrtar, e ka një bilanc jo vetëm negativ në fund të këtij viti, por edhe më shumë se kaq. Ajo dështoi në çdo gjë, me theks të veçantë, me kthim prapa në:

  1. Rritje të varfërisë
  2. Emigrim të lartë e intensiv të qytetarëve të Kosovë, me punësim vetëm në Gjermani
  3. Rritje të çmimit të shportës familjare
  4. Rritje të çmimit të energjisë dy herë
  5. Rritje të çmimit të naftës
  6. Afera e energjisë me Martin Berishajn dhe mbrojtja nga Qeveria
  7. Hetimet në KEK
  8. Afera e rezervave shtetërore për grurin e vajin
  9. Bojkotimi nga mazhoranca për Komisionin Hetimor mbi aferën e rezervave shtetërore
  10. Reduktimet e larta të energjisë elektrike
  11. Kthim mbrapa në shëndetësi me ministra që dhanë dorëheqje e rikthim ministri të dështuar në zgjedhjet në Prishtinë
  12. Degradim në arsim
  13. Dështim për ta faturuar rrymën në Veri
  14. Shumë shkelje kushtetuese
  15. Rritje e importit nga Serbia
  16. Prishja e raporteve me Shqipërinë
  17. Përçarja e shqiptarëve në Luginë, Tetovë e Ulqin
  18. Asnjë njohje e re për Kosovën
  19. Asociacion me vetëmenaxhim
  20. Performancë degraduese në ndërmarrjet publike
  21. Humbje e milionave në Arbitrazh Ndërkombëtar
  22. Rënie e investimeve të huaja e të mërgatës
  23. Vazhdim i shitjeve nga AKP, ndonëse premtonte ndaljen e tyre
  24. Konflikt me të gjitha sindikatat
  25. Zvogëlimi i pagave për shumë kategori, përfshirë profesorët universitarë
  26. Mungesa e transparencës
  27. Kapja e çdo bordi të ndërmarrjeve publike
  28. Nepotizëm
  29. Militantizëm partiak në punësim
  30. Korrupsion
  31. Tentim për ta kapur drejtësinë

E shumë dështime në çdo fushë.