BLIC.TV

Deputetja e AAK-së: Taksën e vendosi Haradinaj, Veselit dhe Hoxhajt, mund t’ua japim nga një mirënjohje

01/11/2019 21:38
nga:Q F

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi  ka folur rreth vendimit të Qeverisë Haradinaj për taskën 100% vendosur ndaj shtetit serb.

Kadaj Bujupi në një intervistë për Gazetën Blic ka thënë se meritat kryesore për këtë vendim e ka shefi i eksekutivit Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se dy vendimet më të rëndësishme të Haradinajt dhe që kanë konsoliduar edhe shtetin e Kosovës janë ushtria dhe taksa.

Andaj ajo ka thënë se nësë PDk ka nevojë për merita, ata do ti japin një mirënjohje, por me rëndësi është që  ky vendim ka ndryshuar politikën ndaj BE-së, e cila shpesh ka qenë servile.

“Ne kemi pasur gjithmonë politikë defanzive ndaj BE-së, madje shpesh jemi teguar, duke pranuar gjityhqja pavarësisht dameve që i kanë ndodh vendit, dhe tani kemi një fazë të re ku po  ndërrmeren veprime që kërkojnë guxim dhe pjekuri politike.

Këto vendime të guximshme i ka bërë kryeministri Haradinaj dhe sigurisht e kanë pasur përkrahjen e plotë të partnervë të koalicionit e më pas edhe Kuvendit e Qeverisë.

Tashti kjo loja me fjalë kush i ka marrë kush e ka propozu le të mbetet e tilllë, ne skemi qka të themi do vazhdojmë punën

Ne skemi kohë me u marr me merita, të gjithë ata që vuajnë për merita ja u jepim edhe ka një mirënjohje ska problem, por ne do vazhdojmë me punë” ka thënë Kadaj Bujupi.

Më posht e gjeni linkun e plotë të intervistës.

/GazetaBlic/