Lajme

Deputetja e AAK-së zbulon qëndrimin e saj rreth demarkacionit

11/08/2017 11:40
nga:M H

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar për Gazeta Blic, se vazhdon ta kundërshtojë versionin aktual të demarkacionit, ndërsa ka shtuar se janë në pritje të rezultateve të reja të komisionit shtetëror për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

“Ju e dini se vendimi i parë që e ka marrë qeveria Haradinaj ka qenë që t’i shkarkoj komisionin të cilët nuk kanë kryer punën e tyre në mënyre profesionale, dhe kanë bërë marrëveshje të dëmshme, ne edhe Haradinaj kemi qenë kundër këtij versioni të demarkacionit”, është shprehur Kadrijaj në deklaratën e dhënë për Gazeta Blic.

Kadrijaj vlerësoi së komisioni i ri i emëruar nga kryeministri Haradinaj është një komision profesional dhe jo politik, andaj janë në pritje të gjetjeve të tyre dhe në këtë mënyrë të gjejnë një zgjidhje për demarkacionin.

“Haradinaj ka emëruar një komision profesional dhe jo politik, të cilët janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe se shpejti do të sjellin një version të ri të demarkacionit, këtë formë aktuale nuk do ta votojmë, do të presim rezultatet e reja të këtij komisioni dhe më pas pasi t’i shohim këto rezultatet do të vendosim se cili do të jetë zgjidhja për demarkacionin”, ka thënë ajo./Gazeta Blic./

11/21/2017 10:35

Kryeministri i Gjeorgjisë: Nuk e njohim Kosovën