Lajme

Deputetja e AAK-së tregon a do ta votojë Qeverinë Hoti

06/03/2020 08:31
nga:E Sh

Sot në orën 11:00 është paraparë të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re.

Është raportuar se disa deputetë nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, nuk do ta votojnë qeverinë që do ta udhëheqë i mandatuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti.

Me këtë rast është thënë se në mesin e atyre është edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi.

E kontaktuar nga Klan Kosova, ajo tha se qëndrimin e saj do ta bëjë të ditur në seancë.