Lajme

Deputetja e AAK-së: Taksa mos të hiqet, të përdoret për njohjen e Kosovës nga Serbia

02/11/2020 19:08
nga:Norë Kelmendi

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, në një intervistë për Gazeta Blic, tha edhe një herë qëndrimin e AAK-së për idenë e kryeminsitrit Kurti, që kjo masë të zëvendësohet me reciprocitet, shkruan GazetaBlic.

Kadaj-Bujupi tha se taksa duhet të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Taksa është mekanizëm që është përdorë pas një agresiviteti nga ana e serbisë. Heqja e taksës nënkupton pushtimin ekonomik nga Serbia, konsiderojmë që taksa duhet të qëndrojë deri në momentin kur Serbia të njeh Kosovën. Ne konsiderojmë që ky është një mekanizëm që duhet të shfrytëzohet deri në momentin e njohjes së Kosovës nga Serbia”, tha Kadaj-Bujupi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme grupi parlamentar I AAK-së, ka mbajtur mbledhje mbi këtë çështje.

Intervista e Javës me Donika Kadaj-Bujupi

Intervista e Javës me Donika Kadaj-Bujupi

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 11 février 2020