Lajme

Deputetja e AAK-Konjufcës: Po më vjen mirë që sot je këtu, Dejona Mihali ta paska dhënë lejen!

10/24/2024 14:15
nga:Y I

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, sot e nisi fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës duke kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ajo i tha se i vie mirë që sot është i pranishëm duke drejtuar seancën në fjalë.

“Po më vjen mirë që sot je këtu, dhe Dejona Mihali ta paska dhanë lejen që sot me ardhë këtu”, i tha Bytyqi.

Tutje, Konjufca ia ktheu duke i thënë: “Nuk po më njifshe, por hajt vazhdo”.

Pas krejt kësaj, Bytyqi nuk e ndali fjalën e saj duke përmendur një mori akuzash ndaj ekzekutivit të vendit.

“Me të vërtetë është sfidë se cili skandal të fillosh kur bëhet fjalë për këtë qeveri, sepse janë zhytur në afera dhe skandale, sidomos kur bëhet fjalë për korporatën energjetike të Kosovës. Po filloj me tenderat një burimor në KEK, ku prokurimi publik është bërë një vatër të korrupsionit pa konkurrencë të drejtë dhe aspak transparente”.

“Këta tenderë kanë shkelur parimet bazë të qeverisjes së mirë, dhe me duar të pasura kanë favorizuara subjektet e lidhura me pushtetin. Ky është një model i degradimit të institucioneve publike në interes të grupeve të caktuara, dhe individëve kërkojnë përfitime personale në kurriz të popullit”, ka thënë Bytyqi.