Lajme

Deputetja Besa Gaxherri i “kundërpërgjigjet” Ramush Haradinajt, flet edhe për koalicionin qeverisës

08/12/2020 12:39
nga:Gazeta Blic

Pas deklaratave që i ka bërë gjatë ditës së djeshme kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ardhur edhe kundrpërgjigja nga LDK.

Është deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ajo e cila shkurt për Gazeta Blic ka theksuar se nuk është shyqrtu deklarata e Haradinajt në lidhje me vazhdimin e negociatave me Serbinë në Bruksel.

“Nuk e kemi shqyrtuar ende, nuk e komentoj këtë deklaratë”, ka theksuar ajo.

Sipas Gaxherrit pavarësisht përplasjeve me AAK-në, koalicioni qeverisës nuk po rrezikohet.

“Jo, nuk mund ta shoh absolutisht se po rrezikohet koalicioni”, tha ajo për Gazeta Blic.

Ndërkohë, Haradinaj dje në një intervistë të dhënë për medie ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Hoti.

I pari i AAK-së, ka thënë se Hoti ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën.

“Po i tregoj këtij kryeministri dhe kolegëve të mi në LDK që me apo pa vetëdije jeni futur në një klishe ku dialogun e keni ulur më poshtë se në kohën e Thaçit e Mogherinit. Dialogu ka qenë në nivelin e vendimmarrësve të Presidentit Trump, Presidentit Macron e Kancelares Merkel”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka këshilluar Hotin të bëjë disa hapa mbrapa në raport me dialogun.

“Bëni disa hapa mbrapa. Mos lejoni që t’iu thojnë ky është dialogu. Ky nuk është dialogu. Dialogu është kur ulen në tryezë Kryeministri Hoti Presidenti Macron, Kancelarja Merkel por edhe Presidenti Trump apo i dërguari i tij për këtë temë. Nuk kemi nevojë për një dialog ku njerëzit tonë enden poshtë e lartë”.

Haradinaj thotë se AAK nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë në këto rrethana.

“Ne e pranojmë se dialogu i takon Kryeministrit, por Aleanca nuk pranon të bëhet bashkëpjesëmarrëse në devijimin e dialogut nga vendimmarrësit politike te Lajçaku e Skënder Hyseni. LDK po e aprovon këtë. Unë e kam problem këtë dhe nuk qëndrojë prapa saj. Pasojat politike rreth kësaj teme nuk i pranojë. Pasojat e këtij dialogu teknik le t’i bartin ata”, ka deklaruar ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Haradinaj i tërheq vërejtjen Hotit e LDK-së, kjo është porosia e tij!

09/28/2020 19:35

Nitaj reagon pas aksionit në zyret e OVL të UÇK-së, ka një pyetje për Specialen