Lajme

Deputetja Albulena Haxhiu kërkon zgjedhje: Tregon pse duhet votuar Lëvizja Vetëvendosje

07/21/2019 23:18
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Hsxhiu ka theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

Ajo ka shkruar në Facebook se qytetarët e kanë shansin të ndërrojnë pushtetin siç thotë ajo të korruptuar, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Qytetarët tanë e kanë në duart e tyre shansin ideal për të përmbysur një cikël 20 vjeçar të keqqeverisjes, krimit, korrupsionit, varfërisë, pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë.

Vendi është buzë greminës dhe nuk kemi kohë të shohim eksperimentime me koalicione e pazare për interesa të Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe ato duhet të ndodhin sa më parë.

Ne kemi nevojë për zhvillim, mirëqenie, drejtësi e barazi. Gjitha partitë tjera i kemi parë dhe provuar. Emra të ndryshëm, qeverisje e njëjtë me mendësi abuzive.

Kosova ka nevojë për një qeverisje të re dhe të duhur, Kosovës i duhet VETËVENDOSJE!