Lajme

Deputeti i VV-së: Gjithçka thanë për ne, por ne i mundëm

11/27/2017 18:59
nga:M H

Shpend Ahmeti me punen e tij asht ma meritori per fitoren ne keto zgjedhje, perkunder se kishte shume njerez dhe media kunder.

Keshtu ka thane deputeti i VV’s, Fisnik Ismaili, në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum.

“Ndaj neve asht ba nji fushate e eger, me “fake news” dhe me profile te rreme”, shprehet ai.

Simbas Ismailit, akuzat ndaj VV’s stermadhohen, qofshin edhe veprimet legale, ndersa siç thote ai, ndaj atyne qe bajne skandale ma te medhaja heshtet.

“Tentohet me na barazue me keta tjeret, por s’kane me mujt”, thote Ismaili.

Tue fole per rezultatet e zgjedhjeve lokale te 22 Tetorit, Ismaili thote se VV asht rrite ne krahasim me zgjedhjet e kalueme lokale.

“E kemi dyfishue numrin e asambleisteve ne nivel te Kosoves dhe kemi fitue dy komuna ma shume, perveç Prishtines, pra asht nji rritje graduale e VV’s”, thote ai.

Ne vazhdim Ismaili ka fole edhe per Qeverine.

“Deri tash Haradinaj s’asht tue punue sa duhet, me gjithe ata zavendesministra, ndersa problemi ma i madh asht me kend asht bashkue ne kete Qeveri”, thekson Ismaili.

Ai ka ‘godite’ disa komandante, te cilet, siç ka thane ai, e kane keqperdore luften me i arrite synimet e veta perosnale.

“Nji grusht komandantesh kane vjedhë, kane shantazhue dhe kane ba shume padrejtesi n’emen te luftes, te cilen e kane pervetesue”, shprehet Ismaili.

Ndersa, ne fund, tue fole per akuzat e ndryshme ndaj VV’s se asht kunder shtetit te Kosoves, Ismaili ka dhane kete spjegim:

“Na e kemi deshmue se e duem shtetin qe percaktohet ne baze te kufijve, ndersa aspekti simbolik i flamurit mundet me u ndrrue, siç ka ndodh me shume shtete tjera”, perfundon ai.

12/10/2017 21:13

Rrjedhje të reja në Vetëvendosje: Ja çka i kërkojnë tash, Pikat e VV-së Visar Ymerit