Lajme

Deputeti i PSD-së e thumboi për ramazan, Pal Lekaj i kthen këtë përgjigje

06/14/2018 14:43
nga:Q F

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është karakterizuar me përplasje mes deputetëve individualisht e edhe me kryesuesin e seanës.

Një selam ndoshta edhe pa shije ia kishte dërguar edhe deputeti i PSD-së  Faton Topalli ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt.

Në fjalën e tij Topalli tregoi se  kishte planifikuar t’i bënte një pyetje parlamentare Lekajt, i cili nuk gjendej në seancë.

Topalli arsyetoj mungesën e Lekajt duke thënë se tha se ministri ndoshta nuk është prezent në Kuvendin e Kosovës për shkak se e ka lodhë muaji i Ramazanit, duke e ditur, ani pse Lekaj i takon komunitetit katolik.

“Ndoshta e kisha prit edhe ma tutje por ndoshta zotëri Lekaj nuk është këtu ndoshta e ka lodhë Ramazani”, ka thënë Topalli në fjalën e tij.

Por thumbimin nuk ja ka lanë me kaq ministri Lekaj i cili i është përgjigjur Topallit përmes një statusi në Facebook.

Ai ka treguar se ka munguar në seancë për shkak se ka qenë  në përurimin e segmentit të tretë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Por i ka thënë Topallit se pikërisht falë kësaj autostrade ai do shkoj më shpejt për iftar në shtëpi.

“Deputet i nderuar, Faton!

Në këtë natë Bajrami, pas përfundimit të seancës, në qytetin tënde në Ferizaj do të jesh për 20 minuta, falë autostradës së re.

Ta rikujtoj që sot përuruam edhe pjesën e tretë të kësaj autostrade që vazhdon për në shtetin fqinj, Maqedoninë.

Mirëpres pyetjet e tua, të cilave do t’u përgjigjem me kënaqësi!

Udhë të mbarë dhe kujdes me shpejtësinë, miku im!

Urime Kosovë!” ka shkruar ai./GazetaBlic/