Lajme

Deputeti i PDK-së tregon nëse do të tërhiqet nga nisma për zhbërjen e Gjykatës Speciale

01/11/2018 17:17
nga:M H

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj,  i cili ka hedhur nënshkrimin e tij që të zhbëhet Gjykata Speciale, deklaroi për ‘Gazeta Blic’ se edhe nëse partia e tij  ia kërkon që të tërheq nënshkrimin për zhbërjen e kësaj gjykate, prapë së prapë vendimin përfundimtar do ta marrë vetë ai.

“Partia mundet të kërkoj  që të tërheq nënshkrimin por unë vendosi, unë sigurisht që bazohem edhe në mendimet e partisë, por vendimi do të jetë i imi”, theksoi ai.

Në fotografi: Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj

Kjo deklaratë e deputetit vjen pasi që ditë më parë deputeti tjetër i kësaj parti Hajdar Beqaj, ka thënë se nëse partia ua kërkon që të tërhiqen për zhbërjen e Gjykatës Speciale, deputetë do ta pranojnë këtë kërkesë.

“Unë si deputet i Kuvendit nga PDK’ja kam nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës. Nënshkrimet tona kanë qenë për seancë të jashtëzakonshme. Kjo kërkesë ka qenë e vitit të kaluar. Unë qëndron prapa nënshkrimit për shfuqizim, mirëpo, ne do t’i respektojmë vendimet e partisë. Nëse vendimi i partisë është tërheqja e nënshkrimeve, ne do t’i tërheqim”, kishte deklaruar Beqaj ditë më parë.

Në fotografi: Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj

Ndërsa, ditë më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetar i PDK’së Kadri Veseli nëpërmjet një kolumne të gjatë, ka qartësuar pozicionin e tij karshi Gjykatës Speciale. E titulluar “Mbi dramën e Gjykatës Speciale”, Veseli tregoi se është pro kësaj Gjykate duke goditur opozitën por edhe partnerët e koalicionit./GazetaBlic./

12/11/2018 13:22

Lajmi i fundit: Edhe një i ftuar nga Specialja për tu intervistuar