Lajme

Deputeti i Nismës, thotë se “gërvishtja” e Gjuriqit do të na kushtojë

03/27/2018 15:31
nga:A. R.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti ka shprehur një dilemë rreth aksionit policor që ndodhi dje në veri të Kosovës, ku policia arrestoi e më pas dëboi  nga territori i Kosovës të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ndonëse është pjesë e Qeverisë që edhe ka dhënë leje për këtë aksion policor, Hoti ka pyetur se sa do të na kushtojë ky intervenim ndaj Gjuriqit.

Sa do të na kushtoj “gërvishtja” e Gjuriqit…? ka shkruar deputeti i Nismës.

Gjatë ditës së djeshme kur po zhvillohej aksioni e as më pas nuk ka reaguar kryetari i Nismës Fatmir Limaj, e madje as i pari i Qeverisë Ramush Hardinaj, i cili vetëm sot zgjodhi të flas për aksionin që dje ngriti në këmbë gjithë institucionet vendore./GazetaBlic/

 

11/11/2019 10:54

33 aksidente në 24 orët e fundit