Lajme

Deputeti i Listës Serbe: Nuk kthehemi në qeveri, ja çfarë bëjmë pas 20 prillit?

04/13/2018 13:53
nga:A. R.

Igor Simiq, deputet dhe zëdhënës i Listës Serbe ka bërë të ditur se të paktën për momentin, partia e tij nuk po e mendon kthimin në qeveri.

Ai ka bërë të ditur për RTS se rikthimi në ekzekutiv aktualisht nuk është në agjendën e Listës Serbe.

“Ne këtu punojmë vetëm për interesat e serbëve. Kthimi në qeveri në këto momente, nuk është në agjendën tonë”, tha Simiq, transmeton lajmi.net

Deputeti serb gjithashtu foli edhe për krijimin e Asociacionit.

Ai tha se varësisht nga zhvillimet deri më 20 prill, ata do të mblidhen dhe do të diskutojnë se si të veprojnë më tutje.

“Është e vështirë të pritet ndonjë përparim, por unë shpresoj që Vuçiq të përfitoj nga besueshmëria me ndërkombëtarët, dhe në këto dhjetë ditë ta rritë presionin, për t’u zbatuar marrëveshja e Brukselit”, tha deputeti serb.

Ai ka thënë se e ka vështirë ta besojë afatin 4 mujor që BE-ja ia ka dhënë Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

12/05/2019 15:50

Vjen çmenduria e radhës nga Lista Serbe, Rakiq nxit serbët e Kosovës të largohen nga institucionet