Lajme

Naser Osmani tregon nëse LDK ka vendosur për çështjen e Demarkacionit

12/05/2017 14:42
nga:M H

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani ka thënë për ‘Gazeta Blic’ se ende nuk ka ndonjë qëndrim të prerë sa i përket çështjes së Demarkacionit.

Ai ka theksuar se duhet ta shoh një herë në detaje materialin nga Komisioni shtetëror për kufirin e Kosovës dhe më pas të vendosin rreth kësaj.

“Ta shohim një herë se çka është procedu, duhet ta marrim materialin dhe të marrim qëndrim, ende nuk e di përmbajtjen, një herë ta shohim dhe do të vendosim për qëndrimin”, ka potencuar Osmani për Gazeta Blic.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës  dje ka miratuar raporti i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se praktika e raportimit në Qeveri nuk është e zakonshme por kanë bërë një privilegj për komisionin.

Komisioni i angazhuar në krye me Shpejtim Bulliqin nga kryeministri Haradinaj për rishikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, ka prezantuar të gjeturat e tij.

Këto janë disa nga të gjeturat e tyre për gjetjet e ish-komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e ZI:

-Puna e ish komisionit është drejtuar me të meta thelbësore të cilat edhe kanë determinuar këto përfundime.

-Ish komisioni ynë ka tejkaluar kompetencat e tija duke i lejuar vetës t’i futet përcaktimit të vijës së re mes Kosovës dhe Malit të Zi pa një marrëveshje ndërkombëtare paraparake.

-Kjo për fakte se në marrëveshjen e nënshkruar është thënë se çështja e demarkacionit është lënë të kryhet brenda dy viteve pasi të hyjë në fuqi kjo marrëveshje.

-Ish komisioni ynë ka qenë i thirrur të shënjojë vijën e dikurshëm kufitare dhe në asnjë mënyrë të shënjojë vijë të re kufitare me Malin e Zi.

-Nga materialet e ish komisioni konstatohet se nuk është trajtuar dokumentacioni për kufizimin e kufirit me Malin e Zi nga vitit 45-46 dhe të dhënat shoqëruese hapësinore.

-Gjatë negociatave janë prezantuar t dhënat se dëshmojnë se pjesët e Kosovës kanë mbetur jashtë territorit të Kosovës por pastaj janë larguar nga tavolina e bisedimeve gjatë marrëveshjes.

-Ish komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se cdo mungesë e mbulimit të territorit me kadastër nga ana jonë është pranuar se i takon palës malazeze. Nga të dhënat e siguruara vihet në përfundim se kontrolli fektiv i institucioneve tona mbi ato territore ka ekzistuar pa ndërprerë që nga vitit 1945-46 me vendosjen e vijës administrative mes Kosovës dhe Malit të Zi deri në ditët e sotme.

-Në punën e ish komisionit komisioni konstaton në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin mes Kosovës dhe Malit të 26 gushtit 2015 nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish krahinës socialiste autonome të Kosovës./GazetaBlic./

 

 

Deputeti i LDK-së: Naser Osmani

12/10/2017 20:09

Kjo do t’i ndodhë Qeverisë, në rast se nuk kalon Demarkacioni!