Lajme

Deputeti i LDK-së tallet me Kadri Veselin: Ja çka i thotë për humbjen e Prizrenit!

12/01/2017 13:27
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se arsye pse PDK ka humbur në zgjedhje, është se të gjitha partitë u bën bashkë kundër saj.

Avdyli në një shënim në Facebook ka thënë se kreu i PDK-së tash e tutje mund të vijë vetëm si turist në Prizren, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë i Avdylit.

Prizreni gjithmonë i mirëpret turistët, nē këtë rast edhe Kadria mundet me ardhë për të kaluar kohën e lirë. Por asnjëherë dhe askush sdo mirëpritet për të turbulluar ujërat e tolerancës ndërqytetare, për të manipuluar vullnetin e tyre dhe sdo mirëpritet për të shfrytëzuar Prizrenasit për votë dhe tenderë. Ata që e duan Prizrenin duhet tia respektojnë kulturën e saj por edhe të kontribuojnë për zhvillimin e saj të qetë.

Kadri Veseli ndërkaq dje në një intervistë ka treguar arsyet e humbjes.

Veseli ka deklaruar se PDK ka humbur në këto zgjedhje sepse të gjitha partitë tjera janë bërë bashkë kundër PDK-së.

“Ne kemi pasur kandidat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale, të gjitha partitë tjera janë bërë bashkë kundër PDK-së në balotzh, ata u bashkuan për të na rrëzuar neve”, ka thënë Veseli në Klan Kosova, raporton Gazeta Blic.

Tutje, Veseli ka thënë se në të gjitha marrëveshjet politike të bëra PDK ka qenë korrekte.

I pyetur rreth asaj se për cilën komunë ka më shumë dhimbje që ka humbur, Veseli tha se Prizreni do të jetë gjithmonë ai qytet që do të ndjej keqardhje.
“Jam krenar që jam i Mitrovicës, por për Prizrenin do të ndjej gjithmonë keqardhje, në Prizren e kaloj gjithmonë kohën e lirë”, ka shtuar ai.

12/10/2017 22:42

Haradinaj viziton nesër shkollën e Erdoganit