Lajme

Deputeti i LDK-së: Ramushit ia nevilizuam pagën, tash kemi punë me vendimet e tij të ngutshme!

03/01/2018 15:25
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli është shprehur i gëzuar me realizimin e qëllimit të partisë së tij për nivelizimin e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar se do të analizojnë edhe punën 200 ditëshe të qeverisë gjatë seancës së sotme plenare, shkruan GazetaBlic.com

“Pagën ia nivelizuam Kryeministrit e tash pasdite do ia analizojmë edhe punën 200 ditëshe. Shumë punë na kanë nxjerr, vendimet e tij tē ngutshme”, tha Avdyli sipër një fotografie ku shihet së bashku me deputetët Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Vjosa Osmani.

03/15/2020 16:30

Kurti falënderon deputetët që miratuan Ligjin për buxhetin, lavdëron Vjosa Osmanin