Lajme

Deputeti i larguar i VV-së, godet partinë e drejtuar nga Albin Kurti

03/14/2018 00:10
nga:Gazeta Blic

Deputeti Fisnik Ismaili ka pranuar se nuk ka pasur demokraci në Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, kjo është arsyeja e numrit të madh të dorëheqjeve nga kjo parti.

“Për fat të keq duhet me pranu se edhe na pak e kemi bo me u dok që me të vërtetë ka njëfarë demokracie në Lëvizjen Vetëvendosje por drejt me thanë s’ka pasë”, tha Ismaili në ‘Interaktiv të KTV’së.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që shumë aktivistë u larguan nga kjo parti.

“Edhe kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz po duanë me dalë prej aty sepse janë ngrit këto pakënaqësi me kohë edhe dikur u pa që thjesht s’po ua pyet askush letrat’, theksoi ai.

Kjo fshehje e të vertetës nga publiku arsyetohet nga ai.

“Secila parti ka probleme të brendshme dhe i ruan ato”, tha Ismaili.

Fisnik Ismaili-Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deri tani janë bërë 12 deputetë që kanë braktisur partinë me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. E fundit që dha dorëheqje është deputetja Besa Baftiu.

Deputetët që deri tani kanë braktisur partinë e Albin Kurtit janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.