Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës i drejtohet Xhakës dhe Shaqirit: Vazhdoni të bëni shqiponjën, unë ua paguajë gjobat nga FIFA

06/25/2018 20:11
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka inkurajuar futbollistët shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që edhe në ndeshjet e radhës të festojnë me simbolin e shqiponjës, ashtu siç vepruan në ndeshjen Zvicër – Serbi.

Dreshaj, është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësinë e gjobave nga FIFA ndaj tyre.

“Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile. Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA”, ka thënë Dreshaj, përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Postimi i plotë:

Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.

Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.

Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA 😊.

Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.

G.D

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat