Lajme

Deputeti i VV’së: Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashimi

03/23/2020 10:55
nga:E Sh

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka komentuar shkurt ngjarjet e fundit politike, derisa VV po vazhdon të kundërshtojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është zgjedhur nga populli dhe jo, sipas tij, t’i vjedhin të tjerët.

“Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashimi”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Ndërkaq, në fund ai ka përdorur slloganin tashmë të njohur në Facebook #meKryeministrin, një sllogan i cili është kthyer në faqe Facebook-u nga qytetarë që kundërshtojnë mocionin e inicuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë.

Ndryshe, ditë më parë, kryeministri Kurti ka shkarkuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Agim Veliun, gjë që nxiti reagimet mes dy partive qeverisëse dhe pasoi me inicimin e mocionit të mosbesimit.

 

Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashim!#meKryeministrin

Publiée par Eman Rrahmani sur Lundi 23 mars 2020

03/24/2020 07:48

Sot shqyrtohet mocioni i LDK’së