Lajme

Deputeti i VV-së: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e saj për propozimin e Qunit!

03/25/2020 17:48
nga:Norë Kelmendi

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë së VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e saj në lidhje me propozimin e Anton Qunit.

Ai tutje thotë se deklaratat e kundërta janë spekulime.

“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, tha Bajqinovci.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka dhënë një ofertë kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti duke i thënë se ai në pauzën një orëshe të Kuvendit do ta takojë Isa Mustafën dhe do ta bind ta tërheqë mocionin, me kusht nëse Kurti e rikthen Veliun prap në detyrë.

Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni.

Publiée par Mefail Bajqinovci sur Mercredi 25 mars 2020

03/25/2020 17:09

Quni: Nëse Kurti tërhiqet, unë bisedoj me deputetët e LDK-së për mocionin