Lajme

Deputeti i VV-së uron Vitin e Ri: Bashkë, për ta bërë jetën më të mirë në këtë vend po hyjmë në 2020

12/31/2019 18:56
nga:B. D

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, ka uruar festën e Vitit të Ri, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se viti 2019 ishte viti ku u realizuan shumë gjëra edhe pse ishin pak të besuara, mirëpo bashkimi realizon suksese të mëdha.

Bajqinovci tha se viti 2020 është sfidë e re ku VV do të ua kthej besimin popullit ku me ta dol të ndodh transformimi i vendit, ndërsa shton se kjo do të arrihet por nuk mundet t’i demotivoj askush.

Në fund ai ka uruar festat për gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Bashkë, realizuam gjëra të mëdha në 2019. Të shumtë ishin ata që as i besonin. Megjithatë, kur bëhemi bashkë në ëndrra e qëllime të mbara, rezultati kurrë s’mund të mungojë.

Kështu, bashkë, me besim e me motiv të drejtë, për ta bërë jetë e secilit njeri në këtë vend, më të mirë e më kuptimplotë, po hyjmë në vitin e ri 2020.

Jemi në nisje të një sfide të re, për t’i dhënë vendit tonë dijen, vullnetin, dashninë e përkushtimin e munguar për të kthyer besimin e popullit tonë në atdheun tonë të bekuar.

Siç ja kemi dalë sfidave të deritashme, do të ja dalim edhe në këtë rrugëtim. Do t’i bëjmë bashkë njerëzit e mirë të këtij vendi për të dhënë shembull të transformimit të Kosovës. Nuk na ndal e nuk na demotivon askush.

Me besim, e me përkushtim të palëkundur në kohezionin tonë shoqëror e kombëtar, për shëndetin e për mirëqenien tuaj, Gëzuar 2020.

Të dashur miq,Bashkë, realizuam gjëra të mëdha në 2019. Të shumtë ishin ata që as i besonin. Megjithatë, kur bëhemi…

Publiée par Mefail Bajqinovci sur Mardi 31 décembre 2019

02/04/2020 23:46

Bajqinovci: Opozita vetëm fyente, ne nuk donim t’ia kthenim