Lajme

Deputeti i VV-së pak minuta para takimit Kurti-Mustafa: Koalicioni duhet të bëhet

01/27/2020 16:01
nga:B. D

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se koalicioni mes VV-së dhe LDK-së duhet të ndodhë pasi që qytetarët më 6 tetor treguan dëshirën për një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se VV nuk ka tendencë të nënshtroj LDK-së, ndërsa VV vazhdon ta konsideroj LDK-në si partnerin e vetëm për krijimin e Qeverisë.

Bajqinovci thotë se koalicionin VV-LDK e duan të gjithë prandaj duhet të ndodhë sa më parë, ndërsa shton se nuk duhet të shohin interesin personal para interesit të vendit dhe të partisë politike.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Koalicioni i dy partnerëve që kanë marrë besim qytetarë në masën e një shumice të padiskutueshme duhet të bëhet.

Argumentet e disa zyrtarëve brenda LDK’së për kinse tendencën e LVV për ta nënshtruar LDK’në, nuk qëndrojnë.

Ne vazhdojmë ta konsiderojmë LDK’në partnerin e vetëm të mundshëm me të cilin duam të qeverisim bashkë.

Ne këtë po e tregojmë për çdo ditë me vullnetin për t’i diskutuar të gjitha mënyrat e mundshme për arritje të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje duhet të arrihet pa humbur kohë, sepse përtej kritikave të ndërsjella, kemi vullnet të dyanshëm për koalicion i cili nuk duhet të pengohet nga zëra të përveçshëm që tashmë veç haptas dalin kundër marrëveshjes.

Pse dikush sheh rrezik për karrierë politike personale, nuk duhet që interesin afatgjatë të vendit, e të vet partisë politike së cilës i përkasin, të ja nënshtrojnë interesit personal.

Koalicionin e duan qytetarët, e duan strukturat dhe votuesit e dy partive tona, e duan edhe miqtë e partnerët e Kosovës dhe sot, kontributi drejt realizimit të tij, është akt patriotik e shërbim i pakompensueshëm drejt demokratizimit të jetës politike e kthimit të shtetit në binarë të rendit dhe ligjit.

Koalicioni i dy partnerëve që kanë marrë besim qytetarë në masën e një shumice të padiskutueshme duhet të…

Publiée par Mefail Bajqinovci sur Lundi 27 janvier 2020

03/18/2020 14:28

Lajmërohet Haki Abazi: Albin Kurti s’mund ta kursente Agim Veliun, jemi gati edhe për zgjedhje