Lajme

Deputeti i VV-së: Nuk po e kuptoj sjelljen e LDK-së, ata kanë qenë pro reciprocitetit

03/15/2020 14:01
nga:N.K

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ndaj deklaratave të ashpra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjegjësisht ndaj atyre të zëvendëskryeministrit të Kosovës, nga radhët e kësaj partie, Avdullah Hotit, i cili tha se taksa duhet të hiqet menjëherë, dhe se VV-ja po bën lojëra politike me këtë situatë, shkruan GazetaBlic.

Bulliqi tha për GazetaBlic, se LDK-ka ka ndarë të njëjtin mendim me VV-në si partner qeverisës për çështjen e taksës dhe reciprocitetit.

Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithmonë pro reciprocitetit, duke u shprehur se nuk po e kupton sjelljen e LDK-së në këtë fazë.

“Unë e dij që për reciprocitet edhe LDK-ja ka qenë pro, edhe ajo na ka përkrahur neve në këtë çështje. Dihet qëndrimi i VV-së, por nuk po e kuptoj pse LDK-ja tash po sillet kështu”, tha Bulliqi për GazetaBlic.

Gjatë ditës së sotme, lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti, se tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë nuk hiqet, kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë të LDK-së, madje edhe vetë lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili tha se Kurti nuk e ka hequr tarifën shkaku i vetëvetës, dhe jo i LDK-së.

I ashpër ka qenë reagimi edhe i Ministrit të Punëve të Jashtme, Agim Veliut, i cili ka thënë se Kurti po gabon shumë duke marrë vendime të tilla.

Reagon Shpejtim Bulliqi: Është dezinformatë që jam përleshur me dikë, as që kam qenë në Podujevë në atë kohë

09/28/2020 18:41

Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në ‘normalitet’