Lajme

Deputeti i VV-së: AAK po mbështet rrëzimin e Qeverisë që ka synim heqjen e taksës

03/19/2020 14:11
nga:Norë Kelmendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se subjektet politike nuk po zgjedhin metodë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“AAK-ja, mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100% dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Rrahmani përmes Facebook.

“Duke parë suksesin kaq të madh për vetëm një muaj qeverisje, mbështetjen e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektet politike i ka kap PAN-iku dhe bëjnë edhe veprime të tilla”.

TakSHa, takSHa!AAK-ja, mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100%…

Publiée par Eman Rrahmani sur Jeudi 19 mars 2020

03/31/2020 09:08

​Haradinaj: Jemi gëzuar kur e kemi rrëzuar Kurtin nga Qeveria!