Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: Kolegët nga opozita nuk dijnë as të lexojnë

02/05/2020 00:19
nga:Gazeta Blic

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se deputetët e opozitës nuk dinë me lexu.

“Deputetët e opozitës kanë problem me lexu, aty e kam pa çfarë niveli të opozitarëve kemi”, është shprehur Bajqinovci.

“Edhe hajgaret filluan nëpër internet sepse u pa ajo”.

Tutje, Bajqinovci foli me ironi duke thënë se me Ramushin u shter buxheti i Kosovës e po shtereshin edhe liqenet.

“Me Ramushin përpos që po shterej buxheti i Kosovës, po shtereshin edhe liqenet. I gjithë vendi po futej në një krizë për ujë, përpos krizës ekonomike”, shtoi Bajqinovci.

Bajqinovci: Opozita vetëm fyente, ne nuk donim t’ia kthenim

05/31/2020 17:11

Bajqinovci: Isë, po t’i shpjegoj statistikat e UNDP-së